Aktualitet

Protesta e kontrollorëve në Rinas, TIA njofton: Mungon stafi! Dy fluturime janë prekur sot, operimet kanë rifilluar

7 Prill 2021, 08:42 Nga DOSJA
Protesta e kontrollorëve në Rinas, TIA njofton: Mungon stafi! Dy

TIRANË-Aeroporti i Tiranës ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me protestën që po zhvillohet nga kontrollorët. Ata bëjnë të ditur se dy fluturime janë prekur nga kjo grevë.

Aegean Airline me destinacion Athinë-Tiranë dhe Air Albania me destinacion Stamboll-Tiranë, që do të ketë 40 minuta vonesë, ndërkohë shkruhet se fluturimet kanë rifilluar në orën 09:55 dhe do të sillen pasagjerët në Tiranë.

POSTIMI:

Sot, më 7 Prill 2021, nga ora 9.23 deri në ora 09.55, orë lokale, janë ndërprerë operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, për shkak të mungesës së stafit në Agjencinë e Trafikut të Kontrollit Ajror. Dy fluturime janë prekur nga ky fakt, Aegean Airline me destinacion Athinë-Tiranë dhe Air Albania me destinacion Stamboll-Tiranë, që do të ketë 40 minuta vonesë. Aegean Airline është kthyer sërish në Athinë. Operimet kane rifilluar në 09.55 dhe Aegean pritet të riniset për të sjellë pasagjerët në Tiranë. Tirana International Airport

Kontrollorët futen në grevë në Aeroportin e Rinasit! Avioni i ardhur nga Greqia kthehet pas, pezullohet puna për disa minuta, Balluku niset për të biseduar me punonjësit

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne aeroport proteste ne aeroport

Sondazh

Poll