Aktualitet

HASMËRITË në Mirditë! Pse u vra Anton Keli, dërgoi Preng Gjinin në funeralin e babait, e kishin maskuar si polic për t’

7 Prill 2021, 08:32 Nga DOSJA
HASMËRITË në Mirditë! Pse u vra Anton Keli, dërgoi

RRËSHEN- Kanë kaluar 3 muaj nga ekzekutimi i Anton Kelit, kushëriri i Preng Gjinit, personit që iu bë atentat me tritol në mes të Tiranës shtatorin e kaluar. “Fax” ka publikuar detaje lidhur me afërsinë e Kelit me Gjinin, i cili u ruhej “hasmëve” të tij nga frika e hakmarrjes.

Gjini sapo ishte kthyer nga Turqia ku ndodhej për kurim pas plagëve të marra nga atentati me tritol në makinën e tij, për të përcjellë të atin në banesën e fundit. Mësohet se Anton Keli e shoqëroi Gjinin në ceremoninë mortore, duke e maskuar si efektiv policie, për të mos u ekspozuar në publik.

Pasi ka përcjellë babanë për banesën e fundit, Anton Keli është nisur drejt Tiranës me automjetin e tij që shërbente si taksist, për të sjellkë në kryeqytet Gjinin që vijonte të mbante veshur uniformën e forcave të rendit. Pasi është kthyer në Tiranë, Preng Gjini është kthyer në Tiranë i patrazuar duke u larguar më pas sërish drejt Turqisë, ku edhe ka qëndruar me javë të tëra për të trajtuar syrin e dëmtuar nga lënda plasëse. 

Mirëpo puna si “taksist” për Preng Gjinin, e ka vënë Anton Kelin në “lupë” të hasmëve, duke e konsideruar si informator. Ndërsa vetëm pak javë më vonë udhëtimit për në Tiranë, Anton Keli u ekzekutua para se të kthehej në shtëpi. Për shkak se Keli nuk ka precedentë penalë, organet e drejtësisë në Lezhë, nuk kanë asnjë pistë konkrete për zhvillimin e hetimeve, duke lënë të vetmen “mundësi” hasmërinë mes fiseve në Rrëshen. Mister është gjithashtu edhe mënyra sesi Keli është qëlluar dhe itinerarin e ndjekur nga ekzekutorët e tij. 

Anton Keli, 51 vjeç, u qëllua për vdekje në janar të këtij viti në Rrëshen. Ai ishte kushëriri i Tonin dhe Preng Gjinit, dy persona që rrjedhin nga një familje që prej vitesh është në hasmëri me fisin Reçi. Edhe kjo ngjarje dyshohet se ka lidhje me sagën e hakmarrjeve por vetë familja Reçi është tërhequr duke deklaruar se nuk kanë asnjë lidhje me këtë ekzekutim. Por si kanë nisur konfliktet në Mirditë (Shiko këtu)

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet anton keli atentat ndaj preng gjinit mirdite preng gjini vritet anton keli anton keli atentat ndaj preng gjinit mirdite preng gjini vritet anton keli

Sondazh

Poll