Aktualitet

Episodi i takimit me Altin Dardhën, Neritan Ceka tregon momentin e vështirë: Erdhi në tavolinë me kallashnikov, mua më tha

7 Prill 2021, 06:27 Nga DOSJA
Episodi i takimit me Altin Dardhën, Neritan Ceka tregon momentin e

“Nga Berati kam një kujtim gjatë zgjedhjeve. Kishim një kandidat tonin në Berat, u ulëm në restorant. Krahas grupit të Aleancës Demokratike që ishte në mbështetje të kandidatit, ishte ulur dhe Altin Dardha me nja 6-7 vetë e më than kush ishte, vunë automatikët mbi tavolinë. Krahas pjatave me ushqim e mish ishin automatikët në tavolinë. Sigurisht njerëzit tanë nuk kishin armë” u shpreh Neritan Ceka, Ish- minister i Brendshëm.

“Aty u akumulua parat e drogës, e prostitucionit, keqmenaxhimi i strukturave, keqpërdorimi etj, dhe bën atë që bënë për Beratin” u shpreh Zylyftar Plaku, Ish-Reporter në Berat.

Aktivitetet e trafikimit u përzien me vrasjet, rrëmbimet, gjobëvëniet dhe përplasjet mes grupeve. Ndasitë u ndikuan së tepërmi nga kriza e vitit 1997, lidhjet mes grupeve dhe forcave të ndryshme politike.

“Këto janë reale, janë të vërteta por jo lidhje të themi politike të mirëfillta, nuk mund themi që bandat e Celepiasit ishin lidhur me Nanon dhe ato Vakëfit ishin me Berishën. Por ishte përherë një anësi, e kjo ndodhi në zgjedhjet e 26 Majit që ishin tronditje, tërmet i vërtetë për demokracinë” u shpreh Neritan Ceka, ish- Minister i Brendshëm

MARRE NGA TOP CHANNEL

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet banda e beratit banda e beratit

Sondazh

Poll