Aktualitet

SKEMA E MASHTRIMIT! Arrestohen 4 sipërmarrës shqiptarë në Itali, shfrytëzonin punëtorët e bënin dhurata për të marrë

7 Prill 2021, 07:30 Nga DOSJA
SKEMA E MASHTRIMIT! Arrestohen 4 sipërmarrës shqiptarë në

ITALI– Katër sipërmarrës shqiptarë u arrestuan nga autoritetet italiane me akuzën se shfrytëzonin punonjësit e tyre. Sipas mediave italiane, shqiptarët e arrestuar janë Elvisa dhe Gëzim Hasaj dhe Gëzim Sufaj e Valmir Syka, ndërsa për gjashtë shqiptarë të tjerë është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpiak.

Operacion blitc u krye nga Guardia di Finanza në Itali! Në “epiqendër” të operacionit ishin 7 kompani të drejtuara nga shqiptarë, të cilët akuzohen për shfrytëzim të punonjësve dhe mashtrim me taksat duke i shkaktuar dëme në miliona euro shtetit italian.

Sipas mediave italiane, gjithçka filloi kur, Guardia di Financa zbuloi elemente serioze të një sistemi mashtrimi që synonte shfrytëzimin e punonjësve, të punësuar zyrtarisht në mënyrë të rregullt, por që paguheshin minimalisht.

Në ofiçinat e tyre ata kishin punësuar rreth 200 punonjës. Këta të fundit, me kombësi të ndryshme, shqiptarë, rumunë, dhe azilkërkues, për të marrë lejen e qëndrimit por dhe italianë nga jugu i Italisë, paguheshin me paga minimale dhe u mohohej pagesa e orëve të punës jashtë orarit, e drejta e pushimeve të paguara, sëmundja, madje dhe puna e kryer përgjatë gjithë orëve në punës, duke u limituar në një pagë minimale të vendosur nga sipërmarrësit shqiptarë.

Shtatë kompani të administruara nga sipërmarrës shqiptarë kishin urdhëruar që në fletëpagesat e punonjësve të futeshin shpenzime të paqena, si psh: paradhënie; dieta; paga e 13, për t’u kompensuar nga qeveria. Por në fakt asnjëherë, asnjë punonjës s’kishte përfituar asgjë.

Deri më tani, përveç arrestimeve, Policia italiane ka sekuestruar pasurinë e biznesmenëve shqiptarë, ku përfshihen ora të markave të shtrenjta si: Rolex, Cartier, Hermes dhe makina luksose tip “Porsche Cayenne”. Po ashtu janë “ngrirë” edhe llogaritë rrjedhëse të të akuzuarve dhe kompanive.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptare ne itali elvisa hasaj gëzim hasaj gëzim sufaj itali valmir syka arrestohen shqiptare ne itali elvisa hasaj gëzim hasaj gëzim sufaj itali valmir syka

Sondazh

Poll