Aktualitet

Dita Botërore e Shëndetit/ Ambasada Amerikane: U jemi mirënjohës më shumë se kurrë të gjithë punonjësve të shëndetit

7 Prill 2021, 07:21 Nga DOSJA
Dita Botërore e Shëndetit/ Ambasada Amerikane: U jemi

TIRANË – Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një mesazh për 7 Prillin, Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit.

Në një mesazh të ndarë në ‘Facebook’, thuhet se këtë vit pandemik kjo ditë merr një kuptim të veçantë pasi u jemi mirënjohës më shumë se kurrë punonjësve të Shëndetësisë të cilët rrezikojnë jetën e tyre duke luftuar me Covidin.

Mesazhi i Ambasadës:

7 Prilli shënon festimin e Ditës Botërore të Shëndetit, një ditë për të shprehur vlerësimin tonë për të gjithë punonjësit shëndetësorë të cilët përpiqen çdo ditë për një botë më të shëndetshme. Këtë vit, kjo ditë merr një kuptim akoma më të veçantë, pasi u jemi mirënjohës më shumë se kurrë të gjithë punonjësve të shëndetit në të gjithë botën që po luftojnë COVID-19 çdo ditë dhe po rrezikojnë jetët e tyre, për të shpëtuar tonat! Bashkohuni edhe ju me këtë ditë, falënderoni një punonjës shëndetësor sot!

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane dita boterore e shendetit ambasada amerikane dita boterore e shendetit

Sondazh

Poll