Aktualitet

Greva e kontrollorëve në Rinas, avionët nuk mund të ulen, kthehet pas avoni i ardhur nga Greqia

7 Prill 2021, 08:36 Nga DOSJA

TIRANË– Ditën e sotme është ndërprerë puna nga kontrollorët e Aeroportit të Rinasit. Kontrollorët kanë nënshkruar një deklaratë paftësie dhe kanë ndërprerë punën.

Nga kjo grevë, avion i nisur nga Athina qëndroi 30 në qiellin e Rinasit dhe më pas u kthye në Athinë sërish.

Punonjësit kanë firmosur një deklaratë ku shkruhet se janë të paaftë të punojnë për shkak të stresit të vazhdueshëm që kanë në punë, ndikuar edhe nga pandemia.

Kërkesat e kontrollorëve: Rikthim i kolegëve në punë. Shfuqizim i vendimeve të bordit. Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive. Transparencë financiare e plotë për vitin 2020. Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.

Kontrollorët futen në grevë në Aeroportin e Rinasit! Avioni i ardhur nga Greqia kthehet pas, pezullohet puna për disa minuta, Balluku niset për të biseduar me punonjësit

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet avioni qe vinte nga greqia avioni qe vinte nga greqia

Sondazh

Poll