Politike

Protesta përballë Mësonjëtores në Korçë, Rama: Unë thashë ca ka ndodh! Nga cili pyll vijnë këta… janë analfabetë

6 Prill 2021, 10:08 Nga DOSJA
Protesta përballë Mësonjëtores në Korçë,

KORÇË– Kryeministri Edi Rama teksa ishte i pranishëm ditën e sotme në Mësonjëtoren e Korçës foli dhe për protestën që qytetarët zhvilluan jashtë ambienteve. Rama tha se njerëzit reagojnë vetëm kur qeveria po bën punime ndërsa nuk thonë asgjë kur ka mbeturina apo merimanga. Më pas kreu i shtetit i quajti qytetarët ‘analfabetë’, madje shtoi ‘nga cili pyll kanë dalë’.


DEKLARATA:

Të presin sa të mbarojë puna. Po ca është ky hall i madh. Unë thash ca ka ndodhë? Mirë mo si shpjegohet që kur janë duke rënë, kur janë me merimanga me mbeturina si nuk ngrihen duke thënë shiko se këtë.. po sa rregullohen nxjerrin bishta. Po ca janë këta?Po nga vijnë këta, nga cili shekuj vijnë këta nga cili pyll. Njerëz gjysëm analfabet, analfabet funksional. Janë për tu marrë për tu vënë te ajo banka e madhe.

Protestuesit dolën ditën e sotme përballë Mësonjëtores duke kanë kërkuar që mësonjëtorja të kthehet sic ishte pasi tashmë sipas tyre është kthyer në “Kothere prej Leshi’.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama protesta ne korce edi rama protesta ne korce

Sondazh

Poll