‘PS është komunitet’, Rama: Sa më lart të ngjitesh aq më shmë të merret fryma, të dhembin gjunjët
6 Prill 2021, 09:00Nga DOSJA
TIRANË-Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme nga Korça se Partia Socialiste nuk është thjesht një parti por një komunitet. Kreu i qeverisë tha se PS mirëpret të gjithë personat që duan të futen në parti dhe të japin një kontribut.
Ndër të tjera, Rama tha se nuk ka kohë që të fillohet nga e para ndaj sipas tij duhet të ngjitemi më lart.
DEKLARATA:
Nuk ka receta cudibërëse. Kemi vajtur dhe kemi ngrënë rëndë si popull, se qëkur vajtëm pas Haxhi Qamilit dhe Sudes. Për ta bërë kapërcimin e madh, atë që nuk e kemi bërë më parë, se jemi joshur nga sirenat e atyre që kanë ofruar receta cudibërëse. Duhet punë e madhe dhe besim i madh, se jemi duke u ngjitur. Sa më lart të ngjitesh aq më shmë të merret fryma të dhembin gjunjët. Nuk duhet kthehur pas, sa herë e kemi filluar nga e para. Nuk ka më kohë për ta filluar nga e para, vazhdojmë ngjitemi dorë për dore, duke i tejkaluar këto luftra provinciale politike. PS nuk është parti politike, është komunitet, pavarësisht të gjitha të metave, PS ka vend për të gjithë ata që duhet të japin kontribut. Sot i kemi 400 milionë dollarë eksporte bujqësore, tani mund të shkojmë mbi 1 miliard. Sot është fakt, nuk është opinion, punohet dyfishi. Cfarë do të thotë kjo?
KORÇË– Kryeministri Edi Rama është përballur me një fans të tij të zjarrtë, i cili e ka përshëndetur nga larg duke bërtitur. I bezdisur se qytetari ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi është ndalur ditën e sotme në Fier në vijim të turit elektoral për zgjedhjet parla...
KORÇË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se qeveria e tij i ka siguruar vaksinat anti-COVID, duke shtuar se të gjithë pa dallim preference politike p...
TIRANË– Partia Demokratike doli në një deklaratë për mediat ditën e sotme. Ishte ish-deputetja Jorida Tabaku e cila bëri përgjegjës për humbjen e gjyqit në...
SHKODËR– Bashkëbisedimi me të rinjtë në Vaun e Dejës nxorri në pah një tjetër synim që kryedemokrati Lulzim Basha do të bëjë në arsim nëse vjen në pu...
SHKODËR– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet ditën e sotme në Vaun e Dejës, aty ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë. Në bisedë...