Politike

‘Çdo shqiptar i mërzitur ka të drejtë’/ Rama i bindur: Më 25 prill s’diskutohet kush fiton… Kush i bëri këto?

6 Prill 2021, 09:06 Nga DOSJA
‘Çdo shqiptar i mërzitur ka të drejtë’/ Rama i

KORÇË– Kryeministri Edi Rama, edhe në Korçë, nuk është ndalur ndaj sulmeve të pandemisë së koronavirusit. Në fjalën e tij, Rama u shpreh i bindur se forca politike që ai drejton do të dalë fitimtare nga zgjedhjet e 25 prillit. Ndërsa ka shtuar se në vend ka shumë qytetarë të pakënaqur, por u ka dhënë të drejtë duke mos e kursyer as autokritikën.


Është ulur importi sepse prodhimet vendase kanë më shumë hapsirë në tregun e brendshëm. Ka akoma fermerë që i hedhin mollët, por zgjidhja halucinante që propozon profesor Edmond Spaho është pikërisht një aryse pse duhet refuzuar. Është idioteske. Do mbyllen doganat sa të shisni ju prodhimet. Tallëse! Do heqim traun sa të kaloni ju, thonë nga veriu. Me se do ta bëjnë? Apo me sapun? Kush ta hajë, le ta hajë. Pse ku jemi këtu? Në mes të luftës, duke u kacafytur me virusin, ndërkohë që vendet e tjera mbyllen, ne tani rrimë dhe infektojmë njëri-tjetrin për çudira që do ndodhim. Firmosim marrëveshje rrugëve që nuk i duhen as dreqit. Çdo shqiptar i mërzitur sot ka të drejtë. Ka të drejtë që do më shumë. Si jepet më shumë? Me Vehbiun, apo me Suden? Jepet më shumë me punë. Si do e fusin Shqipërinë në BE? Me se do ta fusim. Ta mendosh që ka njerëz që u besojnë verbërisht. Më 25 prill nuk diskutohet kush fiton. Se fiton PS, kjo nuk diskutohet! Problemi është si fitohen luftrat, si shkohet nga këtu atje? Deri dje duhet të kalojë gropat, sot ka një bulevard, kush e bëri këtë? Janë bërë të gjitha me vizion dhe me punë. Me këmbëngulje dhe durim të madh,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Rama apel opozitës, shtrin dorën për bashkëpunim: Popujt seriozë në rast fatkeqësisë bëhen bashkë! Do të fitojmë betejën, më 25 prill fiton PS. Mos e provoni më PD!

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne korce zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama ne korce zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll