Politike

Rama shtrin dorën për bashkëpunim: Apeli im; shëndeti është mbi të gjitha. Le të sillemi si komb serioz!

6 Prill 2021, 08:53 Nga DOSJA
Rama shtrin dorën për bashkëpunim: Apeli im; shëndeti

KORÇË– Kryeministri Edi Rama i ka bërë apel për bashkëpunim kundërshtarëve të tij politikë. Gjatë një aktiviteti politik në Korçë, Rama kërkoi nga palët politike që të bashkohen kundër pandemisë së koronavirusit.


Këta duan të ngjallin panik për politikë, për një politikë mizerabël. Duan pushtetin me çdo kusht. Është fatkeqësi e madhe por nuk e zgjidhim dot sepse kundërshtarët nuk i zgjedh. Apeli im është që shëndeti është mbi të gjitha. Le të sillemi si komb serioz. Të jemi të bashkuar në këtë drejtim. Kur ndodh një fatkeqësi, njerëzit bashkohen nuk ndahen. Ne duhet dhe do ta fitojmë këtë luftë, siç po e fitojmë me pasojat e tërmetit. Vaksinimi masiv nuk do të ndalet. Kemi siguruar që çdo ditë në të gjithë Shqipërinë të këpusim zinxhirin e infektimit, duke bërë të mundur që më të moshuarit të jenë duke u mbrojtur. Ky është qëllimi ynë. Fushata elektorale vjen pas kësaj. E respektojmë këtë moment të demokracisë por ato që kemi bërë janë para syve të të gjithëve. Ato që nuk i kemi bërë, ka arsye por ne nuk jemi të rënë nga qielli. Kemi bërë gabime, madje më shumë se ato që i dimë dhe vetë. E dimë ku duhet të shkojmë për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Rama apel opozitës, shtrin dorën për bashkëpunim: Popujt seriozë në rast fatkeqësisë bëhen bashkë! Do të fitojmë betejën, më 25 prill fiton PS. Mos e provoni më PD!

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne korce zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama ne korce zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 6 Prill 2021, 07:41

FIER– Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi ka festuar me të rinjtë e qytetit pavarësisht pandemisë.Teksa ndodhen në një sallë të madhe e cila i për...