Politike

Mburret Rama: Po vaksinojmë pa dallim, s’duam t’ja dimë fare me kë janë dhe për kë votojnë

6 Prill 2021, 08:46 Nga DOSJA
Mburret Rama: Po vaksinojmë pa dallim, s’duam t’ja dimë

KORÇË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se qeveria e tij i ka siguruar vaksinat anti-COVID, duke shtuar se të gjithë pa dallim preference politike po injektohen me doza vaksine.

Gjatë një aktiviteti politik në Bilisht, Rama shtoi edhe njëherë se opozita sipas tij po shkakton injektim masiv.


Po vaksinojmë pa dallim pa dashur t’ja dimë fare me kë janë dhe për kë votojnë. Nuk mund nga njëra anë të vaksinojmë dhe nga tjetra të injektojmë. Shikoni numrat e infektimeve dhe jetët e humbura në Kosovë. Shikoni në Malin e Zi, ku deri para zgjedhjeve situata dukej rozë. Kujt i duhet? Për çfarë? Nuk e bëjmë dot një fushatë si njerëz të përgjegjshëm? Si njerëz që në radhë të parë jemi shqiptarë dhe më pas demokratë e socialistë? Si u bëkemi ne lolo? Kjo është e tmerrshme. Është e rëndë që kemi përballë një opozitë, që sapo ndodh gjithçka, bëhet me të keqen kundër zgjidhjes,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Rama apel opozitës, shtrin dorën për bashkëpunim: Popujt seriozë në rast fatkeqësisë bëhen bashkë! Do të fitojmë betejën, më 25 prill fiton PS. Mos e provoni më PD!

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne korce zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama ne korce zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 6 Prill 2021, 07:41

FIER– Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi ka festuar me të rinjtë e qytetit pavarësisht pandemisë.Teksa ndodhen në një sallë të madhe e cila i për...