Politike

KAS rrëzon kërkesën e PDIU-së/ Ngelet në fuqi vendimi i KQZ, numëruesi i katërt i jepet LSI-së

6 Prill 2021, 10:05 Nga DOSJA
KAS rrëzon kërkesën e PDIU-së/ Ngelet në fuqi vendimi i

TIRANË– Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u mblodh sot rreth orës 11:00 për të vendosur se cilës prej partive të vogla iu takon numëruesi i katërt. Vendimi tashmë është marrë dhe kërkesa e PDIU është rrëzuar. Numëruesi i katërt nuk do ti takojë PDIU, por LSI-së.

Disa ditë më parë përfaqësuesit e PDIU dhe LSI u përplasën, pasi PDIU pretendon që referuar rezultatit të vitit 2017, numëruesi i katërt duhet të ndahej me short me LSI-në, pasi të dy partitë janë në opozitë.

Por KQZ nuk i dha të drejtë PDIU duke vendosur që komisioneri i katërt ti takojë LSI-së. Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi mohoi kërkesën e PDIU duke argumentuar që partisë së Idrizit nuk i takon numërues pasi është në koalicion me PD.

PDIU paraqiti një ankesë pranë KAS dhe komisioni vendosi ta rrëzojë sot kërkesën. Në tavolinat e numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, 4 numëruesit do ti takojnë, 2 PS-së, 1 PD-së dhe 1 LSI-së.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kas rrezon pdiu numeruesit e partive zgjedhjet 25 prill 2021 kas rrezon pdiu numeruesit e partive zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll