Politike

Ndërprerja e vlefshmërisë së pasaportave për Kombëtaren Shqiptare, Meta: Hakmarrje primitive, shkak qëndrimet kritike të

6 Prill 2021, 09:34 Nga DOSJA
Ndërprerja e vlefshmërisë së pasaportave për

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar me tone të ashpra ditën e sotme në lidhje me ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave për Kombëtaren e futbollit shqiptar. Meta shkruan se vendimi është i paprecedent dhe një hakmarrje primitive për shkak të disa qëndrimeve kritike të disa futbollistëve.

POSTIMI:

Vendimi i pabesë për ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave për Kombëtaren tonë të futbollit është i paprecedent dhe një hakmarrje primitive, për shkak të qëndrimeve kritike të disa futbollistëve për sportin.Është absurde të pengohen të mbajnë pasaportë, kuqezinjtë, që e futën Shqipërinë në Europë dhe na bënë të gjithëve krenarë, ndërkohë që vazhdojnë ta mbajnë atë faqezinjtë, që na lanë jashtë Europës dhe që po na turpërojnë.Jam i bindur se më 25 prill 2021, do të përfundojë koha e vendimeve autoritare, arrogante dhe përjashtuese.Ky vendim i Qeverisë ende në detyrë do të përmbyset dhe nderimi për kuqezinjtë, që na çuan në Europë do të mbetet i pacenuar.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll