Politike

“Hape veten ti!”/ Kënga e socialistëve për fushatë! Rama zgjedh “patrioten” nga Vlora, kush është aktori që ka sh

6 Prill 2021, 09:51 Nga DOSJA
“Hape veten ti!”/ Kënga e socialistëve për

TIRANË– Partia Socialiste ka vendosur që të “hapet”! Në çdo aktivitet politik të Partisë Socialiste dëgjohet një këngë që do t’i shoqërojë deri në fund të fushatës, më 25 prill. 

Bëhet fjalë për këngën e këngëtares Aurela Gaçe “Hape veten ti!”, teksti i të cilës është shkruar nga aktori Timo Flloko. Kënga ka fituar çmimin e parë të festivalit “Kënga Magjike”, ndoshta një simbolikë me të cilën PS kërkon të “ndjellë fitoren”.

“Hape veten ti, dhe dashuro jetën, vijmë në këtë botë vetëm, hape vetën ti,”-është pjesa më e përdorur në të gjithë ‘shëtitjet’ e Ramës nëpër Shqipëri. 

Megjithatë duket se shija muzikore ka ndryshuar rrugës, pasi nisjen e fushatës socialistët përdorën këngën e Pitbull, “I Believe That We Will Win” (Unë besoj se ne do të fitojmë”.)

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike fushata zgjedhore zgjedhjet 25 prill 2021 fushata zgjedhore zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll