Politike

Gjoba 110 milionë euro, PD: Rama, Agaçi&Co do të paguajnë me pasuritë e tyre faturën mafioze 

6 Prill 2021, 08:39 Nga DOSJA
Gjoba 110 milionë euro, PD: Rama, Agaçi&Co do të

TIRANË– Partia Demokratike doli në një deklaratë për mediat ditën e sotme. Ishte ish-deputetja Jorida Tabaku e cila bëri përgjegjës për humbjen e gjyqit në arbitrazh me biznesmenin italian Becchetti, qeverinë e drejtuar nga Edi Rama.

Tabaku u shpreh se Rama, Agaçi&Co do të paguajnë me pasuritë e tyre faturën mafioze 110 milion euro.

‘Kjo sjellje mafioze e Edi Ramës u kushton shqiptarëve 110 milionë euro. Edhe foshnjat duhet të paguajnë 45 mijë lekë për dëmin e shkaktuar nga Edi Rama.’- tha Tabaku.

DEKLARATA:

Zbulimi në media i pjesëve nga dosja e gjyqit të humbur përfundimisht të qeverisë për mbylljen e “Agon Channel” ka nxjerrë në dritën e diellit të gjitha tiparet e shtetit të kapur, të korruptuar dhe klientelist që ka ndërtuar Edi Rama në këto 8 vite. Dosja në arbitrazh zbulon se Engjëll Agaçi, njeriu më i afërt i Kryeministrit, shantazhon dhe kërcënon Becchettin, pronarin e një televizioni për të ndryshuar qendrimin editorial të Agon Channel. Nga të dhënat e publikuara, zbulohet, gjithashtu, se Avokatura e Shtetit, nën kontrollin e Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit, as nuk ka tentuar ta përgënjeshtrojë këto dëshmi kyç të Bechettit për të fituar çështjen 110 milionë euro në gjyqin ndërkombëtar të arbitrazhit.

Kjo sjellje mafioze e Edi Ramës u kushton shqiptarëve 110 milionë euro. Edhe foshnjat duhet të paguajnë 45 mijë lekë për dëmin e shkaktuar nga Edi Rama.

Do të paguajnë për të demokratë e socialistë.

Në aferën 110 milionë, që Shqiperia do të paguajë pa asnjë mundësi dhmangieje, janë konsumuar disa vepra penale. Më e pakta është shpërdorimi i detyrës. Ky është një rast i artë që SPAK t’u provojë shqiptarëve se investimi i madh tek reforma në drejtësi po shpërblehet dhe abuzimi me pushtetin nuk kalon pa u ndëshkuar.

Me fitoren e zgjedhjeve në 25 Prill, afera 110 milionë euro do të jetë një nga çështjet kryesore që qeveria e Partisë Demokratike do të hetojë.

Kush ka përgjegjësi për faturën 110 milionë euro, që nga Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Avokatura e Shtetit dhe kushdo qoftë, jo vetëm do të shkojnë para drejtësisë, por do të paguajnë me pasurinë e tyre dëmin 110 milionë euro.

Shqiptarët duan drejtësi dhe me Partinë Demokratike në krye të qeverisë do ta kenë atë!

Ky është ndryshimi! Ta bëjmë atë realitet në 25 Prill duke votuar për PD dhe Lulzim Bashën!

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike francesco bechetti jorida tabaku zgjedhjet 25 prill 2021 francesco bechetti jorida tabaku zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 6 Prill 2021, 07:41

FIER– Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi ka festuar me të rinjtë e qytetit pavarësisht pandemisë.Teksa ndodhen në një sallë të madhe e cila i për...