Politike

Rama apel opozitës, shtrin dorën për bashkëpunim: Popujt seriozë në rast fatkeqësisë bëhen bashkë! Do të fitojmë bet

6 Prill 2021, 08:35 Nga DOSJA
Rama apel opozitës, shtrin dorën për bashkëpunim: Popujt

KORÇË– Kryeministri Edi Rama ka qetësuar “gjakrat” nga Korça. Gjatë një aktiviteti politik, Rama ka shtrirë dorën për bashkëpunim ndaj kundërshtarëve, duke i bërë apel që të respektojnë masat anti-COVID. Në fjalën e tij, Rama tha se popujt seriozë në situata të vështira bëhen bashkë, duke kërkuar mbështetje edhe nga opozita. 

Por paqja zgjati pak, pasi Rama nisi sërish me sulmet ndaj kundërshtarëve të tij, duke u shprehur i bindur se Partia Socialiste do të ishte fituesja e zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas tij, qytetarët e kanë provuar në pushtet Partinë Demokratike, ndaj do të zgjedhin më të mirën për të ardhmen e fëmijëve të tyre.


Nga Bilishti, kreu i qeverisë komentoi edhe premtimin e bërë nga kandidati demokrati për deputet, Edmond Spaho, i cili u shpreh se PD do të mbyllte doganën sa të shiteshin prodhimet bujqësore të korçarëve. Duke e cilësuar si “profesor”, Rama i konsideroi premtimet e demokratëve si të pamundura, ndërsa sulmoi edhe marrëveshjen e tyre me LSI-në. 

Në fund, numri një i maxhorancës i dedikoi kohën e tij edhe procesit të vaksinimit, duke mos e fshehur krenarinë që qeveria e tij kishte injektuar dozat anti-COVID tek qytetarët pa dallim për preferencat partiake. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ne korce zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ne korce zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 6 Prill 2021, 07:41

FIER– Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi ka festuar me të rinjtë e qytetit pavarësisht pandemisë.Teksa ndodhen në një sallë të madhe e cila i për...