Politike

Synimi i PD për arsimin, Basha: Orari mësimor do të shtrihet deri në 16:00, Ramës iu janë mbyllur 400 shkolla!

6 Prill 2021, 08:28 Nga DOSJA
Synimi i PD për arsimin, Basha: Orari mësimor do të shtrihet deri

SHKODËR– Bashkëbisedimi me të rinjtë në Vaun e Dejës nxorri në pah një tjetër synim që kryedemokrati Lulzim Basha do të bëjë në arsim nëse vjen në pushtet. Ai tha se do të sjellë shtrirjen e orarit mësimor deri në orën 4 që është orari i përfundimit të punës për prindërit.

Basha u shpreh se pas 25 prillit mësuesve do t’u kthehet dinjiteti, pasi do të rriten pagat dhe investimet në arsim do të rriten.

DEKLARATA:

“Në fushën e arsimit do të sjellim në radhë të parë, rritjen e pagave për pedagogët, për mësuesit dhe për arsimtarët duke përfshirë dhe pedagogët e universiteteve. Do të sjelli shtrirjen e orarit mësimor deri në orën katër që është orari i përfundimit të punës për prindërit, nuk do të bëhet menjëherë në të gjithë vendin po do të fillojë në zonat rurale dhe në qytetet e vogla, aty ku siç e shpjegove fare mirë ti hendeku me qytet e mëdha është rritur. Aty do të fillojmë të investojmë që shkollat të kthehen në tempuj të dijes, të formimit, të kulturës, të sportit dhe kjo do të kërkojë në radhë të parë rekrutimin e më shumë mësuesve. Kjo është një mesazh i mirë për qindra dhe mijëra të rinj që kanë përfunduar pedagogjinë dhe që sot pyesin se çfarë do të bëjmë.

Mburret se ka hapur shkollat por në fakt e vërteta është që nën Edi Ramën Shqipërisë i janë mbyllur mbi 400 shkolla sepse Shqipëria është shpopulluar sepse familjet janë tkurrur sepse çiftet e reja bëjnë më pak fëmijë, sepse vetëm 8 vite 500 mijë janë larguar në emigracion. Pse nuk kanë tableta nxënësit, ndonëse ne kemi një vit që kur filloj pandemia dhe ju thamë merrni masa për mësimin online, mësimin digjital. Që do të thotë të pajisen me tableta nxënësit, studentët, përgatitet platforma me anë të së cilës do komunikohet me ta. Çfarë thonë studimet e bëra nga grupet e ndryshme? 90% e nxënësve dhe 80% e studentëve marrin mësim nga celulari sot, sa mund të mësosh nga celulari. Po atë internetin e celularit kush e paguan, fermeri që i kalbet produkti dhe nuk e shet dot apo babai që e sjell rrogën në shtëpi pasi paguan faturat e kripura dhe taksat nuk i mbeten për të ushqyer fëmijët, po fëmijët e të papunëve apo të personave me aftësi të kufizuara.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha ne vaun e dejes lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 basha ne vaun e dejes lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 6 Prill 2021, 07:41

FIER– Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi ka festuar me të rinjtë e qytetit pavarësisht pandemisë.Teksa ndodhen në një sallë të madhe e cila i për...