Politike

Viktimat nga vaksinimi? Rama: Këngë e përditshme e Saliut! Lulëzimi dhe të tjerët janë me fatkeqësinë, ne vaksinojmë a

6 Prill 2021, 08:13 Nga DOSJA
Viktimat nga vaksinimi? Rama: Këngë e përditshme e Saliut!

KORÇË– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Korçë, aty ku ka parë nga afër edhe procesin e vaksinimit masiv i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Gjatë qëndrimit, Rama u pyet nga gazetarët se nëse deklaratat e kryedemokratit Basha për viktimat nga vakisinimi janë të vërteta. Rama tha se Basha dhe të tjerët janë me fatkeqësinë dhe jo me shqiptarët.

Ndër të tjera, ai shtoi se këto deklarata janë këngë e përditshme nga Saliu prej të cilit Luli varet kokë e këmbë.

BISEDA:

Gazetari: Basha është shprehur se nga procesi i vaksinimit ka edhe viktima?

Rama: Çfarë mund të komentoj unë për këtë kjo është thjesht në e re, që është shumë e vjetër, sepse ne kemi parë që sa herë mbi shqiptarët bie fatkeqësi Lulëzimi dhe të tjerët janë me fatkeqësinë dhe jo me shqiptarët.

Ka një përmbytje janë me përmbytjen, ka një tërmet janë me tërmetin, ka një virus janë me virusin arrihet deri këtu sa të flitet për vdekjet e shkaktuara nga vaksinat pas asnjë lloj arsyetimi për të përhapur panik, këngë e përditshme nga Saliu prej të cilit Luli varet kokë e këmbë. Këta janë ata, vaksina nuk mbron nga sëmundjet e tjera, vaksina nuk është një ilac magjik që parandalon humbjen e jetës për shkak të sëmundjeve të tjera dhe vaksina vetë nuk është shkaktare e humbjes së jetës, histori e konfirmuar kudo.

U bë gjithë ajo zhurmë por asgjë nuk ka, ja ku jemi sot, vaksinimi me Astra Zeneca vazhdon kudo, në vazhdojmë vaksinojmë ata infektojnë, sensibilizojmë për distancim ata vazhdojnë sesnibilizojnë për mosvaksinimin që do të jetë vula që do ti mbetet kësaj fushate mizerabel me vatra Covid kudo ku shkel.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 6 Prill 2021, 07:41

FIER– Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi ka festuar me të rinjtë e qytetit pavarësisht pandemisë.Teksa ndodhen në një sallë të madhe e cila i për...