Politike

Mitingu në Vaun e Dejës! Basha: Rama e ka mendjen të sjellë punëtorë nga Bangladeshi, unë do sjell investitorë nga Gjerm

6 Prill 2021, 07:53 Nga DOSJA
Mitingu në Vaun e Dejës! Basha: Rama e ka mendjen të sjellë

SHKODËR– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet ditën e sotme në Vaun e Dejës, aty ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë. Në bisedën që patën me Bashën, të rinjtë shprehën problematikat e infastrukturës shkollore dhe për mësimin online. Të rinjtë vlerësuan programin e Partisë Demokratike dhe dhanë mbështetje për ndryshimin më 25 prill.


Basha tha se problemet me arsimin janë shkak i mos trajtimit dinjitoze të arsimtarëve dhe kepërdorimit të fondeve për këtë sektor dhe keqqeverisjes në përgjithësi. Sipas tij, kjo shikohet në mbylljen e rreth 400 shkollave për shkak të neglizhencës dhe shpopullimit të vendit. Ai tha se plani i Partisë Demokratike parashikon rritje pagash, rritje fondesh për arsimin dhe krijimin e kushteve që nxënësit dhe studentët të kenë mundësi për të zhvilluar mësimin online.

Ndër të tjera, ai tha se Rama ka si synim që të sjellë në Shqipëri punëtorë nga Bangladeshi ndërkohë që synimi i PD-së është që të sjellin biznesmenë nga Gjermania për të investuar.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha ne vaun e dejes lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 basha ne vaun e dejes lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 6 Prill 2021, 07:41

FIER– Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi ka festuar me të rinjtë e qytetit pavarësisht pandemisë.Teksa ndodhen në një sallë të madhe e cila i për...