Politike

LSI sulmon Ramën: Kryeministri mbron kriminelët nga drejtësia, godet të pamundurin

14 Maj 2019, 12:54 Nga DOSJA
LSI sulmon Ramën: Kryeministri mbron kriminelët nga drejtësia,

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka akuzuar kryeministrin Rama se është duke bërë avokatin e kriminelëve.

Në një deklaratë për mediet nga selia e LSI-së, Vasili tha se dera e europës për shqiptarët është e mbyllur, duke fajësuar për këtë vetë kryeministrin Rama.

Rama bëri avokatin e të gjithë kriminelëvë, dhe bëri avokatin e 21 janarit ku ai vetë prodhoi zjarrin në Shqipëri.Agron Malaj ishte shefi i grupit  të zjarrit. Ai i shërben Edi Ramës.

“Ka qindra familje që jetojnë me 3 dollarë në ditë. Ai tha se nuk ka asnjë problem kriza ekonomike. Edi Rama qau për kushtetutën u shpreh se kushtetuta është e paprekshme për ta, pasi nuk do të luajë datën e zgjedhjeve. Shqipëria kishte kushtetutë në atë kohë, por kur edi Rama tmerrohet kushtetuta shkelet. Ky që nuk e shkelka dot kushtetutën e shkel për ligjin e Hipotekës. Edi Rama zgjedh të dalë dhe t’i tregojë shqiptarëve që pushteti do t’i jepet sovjetëve dhe bolshevikëve. Shqipëria nuk i ka të hapur negociatat dera e europës është mbyllur vetëm për një shkak, shkelja e ligjit. Ju do përdhunoheni pa shkak dhe akuza siç u përdhunua Sahit Dollapi.  Asnjë hap pas të nderuar qytetarë, Edi Rama ka rënë është në grahmat e fundit”, u shpreh Vasili.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama petrit vasili edi rama petrit vasili

Sondazh

Poll