Politike

‘Çfarë do t’i ofroni Bashës?’/ Ironizion Rama: Kafe, çaj…ëmbëlsira

14 Maj 2019, 12:18 Nga DOSJA
‘Çfarë do t’i ofroni Bashës?’/ Ironizion

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se nëse ulej në një tryezë negocimi me kryedemokratin Lulzim Basha do të diskutonin për problematikat e vendit.

Pyetja: Që prej muajit shkurt nuk ka munguar asnjëherë gatishëmëria për të dialogaur me opozitën, çfarë jeni i gatshëm t’i ofroni mikut tuaj Lulzim Basha për zgjidhjen e krizës.

Rama: Kafe, çaj, ëmbëlsira. Dialog pa kushte do të thotë që të ulemi dhe të flasim çfarë mund të bëjmë më mirë. Kush janë problematikat? Sundimi i ligjit, krijimi i institucioneve, zgjedhjet, shit-blerja e votës, etj etj. Për këtë bëhet dialog, nuk ka dialog që të negociojë datën e zgjedhjeve se nuk e kemi në dorë.

Pyetja: Cili është motivi për rikandidimet e Gëzim Topçiu në Maliq dhe i Adriatik Zotkajt në Poliçan?

Rama: E saktësova se Durrësi dhe Elbasani janë dy nga qytetet më të mëdha. Nuk e vura tre mandatëshin si kufi. Në Francë ka që nuk e dinë kur janë zgjedhur për herë të parë. S’kam qënë pro, por e votuan të gjithë. Po ta them prej kohësh ka qënë kërkesa e të dyve. Më thanë boll tani.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot me gazetarët një ditë pasi opozita zhvilloi një marshim proteste në 5 institucione në Tiranë. Rama përsëriti ftesën e tij për dialog me opozitën, por theksoi se nuk ka negociata për datën e zgjedhjeve lokale. 

A.S/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kriza politike lulzim basha edi rama kriza politike lulzim basha

Sondazh

Poll