Bota

Bushati uron Vjosën: Mbështetja e njerëzve përkundër intrigave politike

4 Prill 2021, 18:33 Nga DOSJA
Bushati uron Vjosën: Mbështetja e njerëzve përkundër

SHQIPËRI- Ish-Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka uruar Vjosa Osmanin për zjedhjen si Presidente e Kosovës. Në një shkrim në Facebook, Bushati ka shkruar se Osmani ka treguar kapacitet ndershmëri dhe qëndrueshmëri gjatë viteve të saj në politike si dhe ajo shkoi në krye të shtetit me anë të mbështetjes së njerëzve dhe jo intrigave politike.

Postimi i plotë:

Urime Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës! Vjosa ka dëshmuar kapacitet politik, ndershmëri, qendrueshmëri ndaj idealeve që beson dhe karakter, cilësi të cilat nuk prodhojnë sukses të menjëhershëm në politikë. Për këtë, Vjosës i’u desh të paguante një “çmim”, për t’ia nisur nga fillimi e për të mbërritur në krye të shtetit. Falë mbështetjes së njerëzve dhe jo përmes intrigave të politikës. Uroj që Vjosa të jetë siç thotë Presidente e të gjithëve, ta ushtrojë këtë detyrë me të njejtat cilësi, në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Përgëzime të gjithëve! Urime Kosovë

LAJMI KRYESOR: ZHVILLIMET/ Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës me 71 vota, betohet para deputetëve: Zotohem se do punoj çdo ditë, nuk ndalem derisa Serbia të japë llogari!

(I.A;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora ditmir bushati vjosa osmani vjosa osmani zgjidhet presidente e kosoves ditmir bushati vjosa osmani vjosa osmani zgjidhet presidente e kosoves

Sondazh

Poll

Bota 4 Prill 2021, 17:57

KOSOVË– Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën e saj të parë si Presidente e Kosovës. Nga Kuvendi ajo u shpreh se populli i Kosovës vjen nga një histori me v...