Bota

Basha uron Presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmani: Jam i bindur se do të mundësojë unifikimin e faktorit politik të ven

4 Prill 2021, 18:21 Nga DOSJA
Basha uron Presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmani: Jam i bindur se

SHQIPËRI- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Vjosa Osmanin për postin e Presidentes. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se Osmani do të unifikojë faktorin politik në Kosovë dhe se t’i bëjë ballë të gjitha sfidave që ka dhe të arrijë marrëveshjen me Serbinë. Më poshtë Basha shkruan se PD-ja do t’i qëndrojë në krah Kosovës dhe do të mbështesë qytetarët e saj.

Postimi i plotë:

 Urimet më të përzemërta Vjosa Osmanit për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës. Jam i bindur se presidentja Osmani do të mundësojë unifikimin e faktorit politik të Kosovës për të adresuar drejt sfidat që vendi ka përpara, garantimin e sovranitetit dhe integritetit territorial, antarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë dhe progresin drejt integrimit euroatlantik. Si përherë, sot dhe nesër në qeverisje të vendit, PD dhe unë qëndrojmë në krah të Kosovës, në mbështetje të qytetarëve dhe institucioneve të saj, për ti përballuar së bashku të gjitha sfidat e për të forcuar bashkëpunimin mes nesh në dobi të zhvillimit dhe mirëqënies së qytetarëve tanë. Punë të mbarë Presidente Osmani!

LAJMI KRYESOR: ZHVILLIMET/ Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës me 71 vota, betohet para deputetëve: Zotohem se do punoj çdo ditë, nuk ndalem derisa Serbia të japë llogari!

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora lulzim basha vjosa osmani vjosa osmani zgjidhet presidente e kosoves lulzim basha vjosa osmani vjosa osmani zgjidhet presidente e kosoves

Sondazh

Poll

Bota 4 Prill 2021, 17:57

KOSOVË– Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën e saj të parë si Presidente e Kosovës. Nga Kuvendi ajo u shpreh se populli i Kosovës vjen nga një histori me v...