Bota

Vjosa Osmani u zgjodh Presidente e Kosovës, Meta: Do t’i shërbejë me përkushtim dhe përgjegjshmëri të lartë unitetit m

4 Prill 2021, 18:14 Nga DOSJA
Vjosa Osmani u zgjodh Presidente e Kosovës, Meta: Do t’i

SHQIPËRI- Presidenti Ilir Meta ka uruar homologen e tij më të re Vjosa Osmani për marrjen e postit. Në një postim në Facebook, Meta ka shkruar se është i bindur që Osmani do t’i shërbejë Kushtetutës së Kosovës si dhe do të jetë shembull i unitetit dhe bashkëpunimit. Meta ka vënë në dispozicion të gjithë gadishmërinë e tij për bashkëpunim mes vendeve si dhe thellim të marrëdhënieve politike.

Postimi:

Urimet më të sinqerta Vjosa Osmanit me rastin e zgjedhjes në detyrën tepër të rëndësishme të Presidentes së Republikës së Kosovës. Jam i bindur se Presidentja Osmani, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, do t’i shërbejë me përkushtim dhe përgjegjshmëri të lartë unitetit mes të gjithë qytetarëve, frymës së konsensusit, dialogut, forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe marrëdhënieve të shkëlqyera vëllazërore mes dy vendeve tona. Si President i Republikës së Shqipërisë shpreh gatishmërinë time të plotë për bashkëpunim të ngushtë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore, në interes të qytetarëve tanë dhe përshpejtimit të proceseve të integrimit në Bashkimin Europian, të Shqipërisë dhe të Kosovës.

LAJMI KRYESOR: ZHVILLIMET/ Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës me 71 vota, betohet para deputetëve: Zotohem se do punoj çdo ditë, nuk ndalem derisa Serbia të japë llogari!

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora ilir meta vjosa osmani vjosa osmani zgjidhet presidente e kosoves ilir meta vjosa osmani vjosa osmani zgjidhet presidente e kosoves

Sondazh

Poll

Bota 4 Prill 2021, 17:57

KOSOVË– Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën e saj të parë si Presidente e Kosovës. Nga Kuvendi ajo u shpreh se populli i Kosovës vjen nga një histori me v...