Politike

Gardisti i 21-janarit kandidat në Mat, si donte ta fshihte Rama para qytetarëve, replikat: Ku e lexuat Agron Malaj o lumadh? (

14 Maj 2019, 10:44 Nga DOSJA
Gardisti i 21-janarit kandidat në Mat, si donte ta fshihte Rama para

DIBER- Kandidati i Partisë Socialiste për Matin, është një nga figurat më interesante, të asaj që politika shqiptare ka prodhuar në 30 vite demokraci.

Agron Malaj, njihet për publikun jo si socialist i zjarrtë, por si një nga anëtarët e grupit të zjarrit, të 21-janarit 2011, ku u vranë 4 protestuesë socialistë në mes të bulevardit përballë kryeministrisë.

Emri i tij hapi polemikë në media, por jo vetëm gjatë këtij viti. Në vitin 2017, ai u përfol si një prej kandidatëve të PS në Dibër.

Lista e publikuar nga PS asokohe, e përjashtoi këtë mundësi, për t’a rikthyer sot, si një kandidat potencialë për të marrë drejtimin e kësaj bashkie.

Kryeministri Edi Rama, në kohën kur ky lajm doli, replikoi hapur me komentuesit dhe qytetarët në rrjetet sociale, të cilët i thonin se Agron Malaj nuk është “skuadra e duhur për socialistët”.

Replikat e Ramës me komentuesit:

KOMENTUESI: Po e quan skuadër atë që i prezantove shqiptarëve me Agron Malaj që vrau në 21 janar bravo të qoftë dhe gabim ke bërë që s’na vrave të gjithëve atë ditë

EDI RAMA: O Artur ku e lexove a dëgjove emrin Agron Malaj ti o lumadh, edhe pse ai s’ka vrarë askënd?! Shikoje prezantimin e listës së Dibrës në videon përkatëse këtu dhe pastaj kërko falje po këtu që merresh me llafe rrugësh.

Agron Malaj, u shpall më 11 maj si kandidat i Partisë Socialiste për bashkinë e Matit. Ai u shkarkua nga detyra e tij si komandant garde nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në tetor 2013. Pas shkarkimit nga Tahiri, Malaj u katapultua si kryetar i PS në Mat dhe u emërua si drejtor i OSHEE.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron malaj edi rama ish-gardisti i 21 janarit zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 agron malaj edi rama ish-gardisti i 21 janarit zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll