Politike

Rama me gazetarët: I kënaqur me kandidaturën tonë në Shkodër, Gjici, administrator i aftë

14 Maj 2019, 11:05 Nga DOSJA
Rama me gazetarët: I kënaqur me kandidaturën tonë në

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët në kryeministri. Rama tha se PS ka prezantuar 61 kandidatë dhe veçoi kandidatin e Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Rama foli edhe për kandidatin e PS në Kukës, Safet Gjici, për të cilin tha se ka dhënë provat se është një administrator i aftë.

“Dua të veçoj kandidatin tonë në Shkodër. Jam shumë i kënaqur me këtë kandidaturë, një figurë e re, me një traditë familjare të respektueshme. Edhe Kukësit i dhamë kandidatin e duhur, personazh i mirënjohur për komunitetin. Më herët, si prefekt ka dhënë prova të mjaftueshme për t’u vlerësuar si një administrator i aftë.”-tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot me gazetarët një ditë pasi opozita zhvilloi një marshim proteste në 5 institucione në Tiranë. Rama përsëriti ftesën e tij për dialog me opozitën, por theksoi se nuk ka negociata për datën e zgjedhjeve lokale.

(Fg./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama me gazetaret zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 edi rama rama me gazetaret zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll