Politike

Kriza politike/ Ambasadori zviceran: Dialogu mes palëve është rruga e zgjidhjes (VD)

14 Maj 2019, 10:37 Nga DOSJA
Kriza politike/ Ambasadori zviceran: Dialogu mes palëve është

SHKODËR– Ambasadori zvicerian ka folur për krizën politike në Shqipëri, Adrian Maitre tha se dialogu mes palëve politike është e vetmja mundësi për zgjedhje.

Sipas tij, dialogu mes palëve do të sjellë zgjidhjen e krizës, ndërsa sa i përket shtyrjes së zgjedhjeve të qershorit, Maitre tha se ai është vendim që merret vetëm nga institucionet shqiptare.

Është shumë e rëndësishme që të jesh i gatshëm për dialog. Pajtohem me kolegët e mi të cilët njëzëri janë shprehur se dhuna është e papranushme. Një çelës suksesi në Zvicër është që palët kanë qënë gjithmonë gati për dialog,”-tha Maitre nga Shkodra.

Prononcimi i plotë: 

-Një krizë e tejzgjatur politike po rrezion ta zhusë vendin, kolegët tuaj e kanë dënuar protestën. A është normale kjo që po ndodh këtu?

Është shumë e rëndësishme që të jesh i gatshëm për dialog. Pajtohem me kolegët e mi të cilët njëzëri janë shprehur se dhuna është e papranushme. Një çelës suksesi në Zvicër është që palët kanë qënë gjithmonë gati për dialog.

-A ka zgjedhje lokale në këtë situatë?

Vendim që merret nga shqiptarët dhe autoritet shqiptare. Ajo që mund të shtoj është që zgjedhjet janë faktor kyç i demokracisë. Vetë emri zgjedhje do të thotë që të kesh të bësh me shumë mundësi të ndyshme.

-Si ndjehesh kur sheh që kolegu yt i OSBE-së është kërcënuar?

Duhet të flasim dhe të kuptojmë njëri-tjetrin. Ta dëgjojmë dhe të biem dakord për zgjedhje të përbashkëta. Është gjë e rrëzikshme që të mos rrezpektosh statusin diplomatik.

-A janë të dhunshme protestat?

Më kanë informuar se ka pasur aspekte të dhunës gjatë protestave. Nëse ka pasur kjo nuk është gjë e mirë. Insistoj se dhuna nuk është rrugë e mirë për të arritur zgjidhje.

-A rrezikojmë një përgjigjie negative në qershor?

Zvicra nuk është në BE dhe respektojmë vendimin që marrin institucionet. Por e dimë që do të jetë një arritje shumë e madhe për Shqipërinë që të integronhen në BE. Duket si objektivi i të gjithë liderve politkkë. Prandaj vendosëm që ta mbështeshim Shqipëinë në BE. Dhe një mënyrë është me ndihmën e BERZH. Ndihmon Shqipërinë që të krijië institucione që vendi të jetë i denjë për BE-në.  

Vendi ynë ndodhet në një krizë politike me opozitën që është larguar nga Kuvendi duke djegur mandatet dhe ka nisur protestat e pandalshme. Opozita kërkon largimin e Ramës, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga ana tjetër maxhoranca ka bërë thirrje për dialog mes palëve. Thirrjeve i është bashkuar edhe presidenti Ilir Meta disa herë pa bërë apel që palët të ulen në dialog, por sërish nuk është arritur asgjë. Partitë aleate të PD-së, i kanë kërkuar Metës të ulë palët në dialog.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adrian maitre ambasadori zviceran kriza politike adrian maitre ambasadori zviceran kriza politike

Sondazh

Poll