Bota

4 Prill 2021, 17:57 Nga DOSJA

KOSOVË– Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën e saj të parë si Presidente e Kosovës. Nga Kuvendi ajo u shpreh se populli i Kosovës vjen nga një histori me vuajtje e masakra dhe se nuk ka nevojë të shohë jashtë parlamentit për të kuptuar vuajtjet e atij populli.

“Sot Kosova zgjodhi për herë të dytë një grua si Presidente. Mbani mend diçka. Vajzat e kanë vendin aty ku e dëshirojnë, të flenë aty ku ëndërrojnë. Pa marrë parasysh nëse doni të bëheni avokate, mjeke e Presidente. Unë do t’ju shoh me admirim, do t’ju mbështes me gjithë qenien time e do të brohoras aq shumë sa herë të fitoni. Në një ditë si kjo, më përfaqësimin e gruas, është model për tu ndjekur. Sot vishem me shumë përgjegjësi. Kemi edhe shumë punë për të bërë. Ne nuk kemi nevojë të shohim vuajtjet e këtij populli, për të kuptuar vuajtjet e këtij ppulli. Zonja Krasniqi ësht vetë historia jonë dhe simbol i forcës tonë. Nënkryetare keni zgjedhur Bogujivçin, e cila simbolizon rilindjen e shpresës e të qëndresës. Në qeveri sot kemi ministria që kanë vuajtur masakra. Ata na thërrasin çdo ditë që ta jetësojmë amanetin e atyre heronjve,”- tha Osmani.

Osmani u zgjodh me 71 vota si Presidente në raundin final të seancës së mbajtur. Në dy raundet e para, Osmani nuk mori vota mjaftueshëm.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora

Sondazh

Poll