Bota

“Uroj që të jetë simbol i unitetit”/ Jahjaga uron Osmanin: Kosova ka sërish në Krye të Shtetit një Presidente grua

4 Prill 2021, 18:09 Nga DOSJA
“Uroj që të jetë simbol i unitetit”/ Jahjaga uron

KOSOVË- Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar ditën e sotme Vjosa Osmanin. Në një shkrim në Facebook, Jahjaga ka shkruar se pas disa kohësh në krye të vendit është sërish një grua dhe ka uruar që ajo të jetë një simbol i unitetit dhe të jetë garantuese e ligjit demokratik të institucioneve të Kosovës. Jahjaga ka shkruar se uron që udhëheqja e Osmanit të karakterizohet nga maturia dhe tu japë banorëve të Kosovës të drejta të barabarta.

Postimi i Plotë:

Uroj Presidenten e Republikës së Kosovës, zonjën Vjosa Osmani-Sadriu për zgjedhjen e saj si kryetare e Republikës. Kosova ka në krye të shtetit sërish një presidente grua- dëshmia më e mirë për rrugën e trasuar nga gjenerata të tëra grash që në role të ndryshme e kanë mundësuar që kjo arritje tashme të shndërrohet në normë. Si Presidentja e parë e Kosovës, uroj që Presidentja Osmani të jetë simbol i unitetit dhe garantuese e funksionimit kushtetues, ligjor dhe demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës. Uroj që udhëheqja e saj të karakterizohet nga maturia duke e mbajtur në mendje dhe në zemër interesin e çdo qytetari të Kosovës dhe të drejtën e tij/saj për jetë të dinjitetshme. Republika e Kosovës është institucion i ndërtuar mbi sakrificen e gjeneratave për ta bërë Kosovën vend të mundësive të barabarta, në partneritet dhe miqësi të fuqishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të integruar në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dy aleanca me të cilat shoqëria jonë ndan vlerat dhe idealet për liri dhe demokraci. Njëkohësisht, përgëzoj klasën politike të Kosovës për maturinë e treguar në tejkalimin e ngërrçeve politike dhe konstruktivitetin e dëshmuar në konsolidimin e institucioneve. Tani është koha që të gjitha institucionet që dolën nga zgjedhjet e 14 Shkurtit t’i përvishen punës. Kosova nuk ka më kohë për të humbur! Urime dhe ju priftë e mbara!

LAJMI KRYESOR: ZHVILLIMET/ Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës me 71 vota, betohet para deputetëve: Zotohem se do punoj çdo ditë, nuk ndalem derisa Serbia të japë llogari!

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora atifete jahjaga vjosa osmani vjosa osmani zgjidhet presidente e kosoves atifete jahjaga vjosa osmani vjosa osmani zgjidhet presidente e kosoves

Sondazh

Poll

Bota 4 Prill 2021, 17:57

KOSOVË– Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën e saj të parë si Presidente e Kosovës. Nga Kuvendi ajo u shpreh se populli i Kosovës vjen nga një histori me v...