Politike

Rikandidon për bashkinë Këlcyrë, kush është Klement Ndoni, akuzat për trafik droge

14 Maj 2019, 10:14 Nga DOSJA
Rikandidon për bashkinë Këlcyrë, kush është

Tiranë- Klement Ndoni është vendosur sërish nga PS-ja si kandidat për bashkinë e Këlcyrës. Ai rikandidon për herë të tretë në këtë bashki.  Në zgjedhjet elektorale të 2015 ai fitoi përballë kandidatit të PD-së me 120 vota diferencë.

Kush është Klement Ndoni?

Ndaj Klement Ndonit nuk kanë qenë të pakta akuzat.  Theksojmë se kohët e fundit nga qytetarët e Këlcyrës ka pasur shumë ankesa ndaj tij dhe kjo ka të bëjë me projektin për pedonalen që prish 30 objekteve në këtë qytet. Ata pretendojnë se kryebashkiaku ka shpërdoruar detyrën pasi ka urdhëruar  kryerjen e punimeve në fjalë pa projekt, pa miratimin e Këshillit Bashkiak si dhe pa asnjë leje ndërtimi përkatëse të lëshuar nga organet kompetente.

Po kështu në vitin 2016 ai është akuzuar nga një person se kishte punuar për të, duke trafikuar drogë. Pas kësaj akuze Ndoni është shprehur se  akuzuesi ka qenë pjesë e stafit elektoral të kundërshtarit të tij në zgjedhje. 

“Në momentin që kam parë në televizor që Klement Doni ishte bërë kryetar bashkie jam habitur me veten. Thash si ka mundësi që ia arriti qëllimit t’i shpëtojë një dënimi që ishte bashkëpunëtor me mua dhe mori një post kaq të lartë”, shprehet Nunollari. Ndoni theksoi se, Bardhi Nunollarin nuk e njeh dhe se nuk ka pasur kurrë kontakt me të.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia këlcyrë klement ndoni kush është klement ndoni bashkia këlcyrë klement ndoni kush është klement ndoni

Sondazh

Poll