Politike

Urdhëri i Kolegjit Zgjedhor! Bindja Demokratike: Logon tonë po e bën PD-ja

4 Prill 2021, 19:21 Nga DOSJA
Urdhëri i Kolegjit Zgjedhor! Bindja Demokratike: Logon tonë po e

TIRANË– Bindja Demokratike do të duhet të ndryshojë logon pas urdhërit të dhënë nga Kolegji Zgjedhor. Gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme, Kolegji Zgjedhor pranoi ankimimin e Partisë Demokratike, e cila pretendon se BD-ja ka të njëjtën logo me ta.

Kështu, urdhëroi BD-në që të ndërrojë logo. Mirëpo, në fakt sipas Bindjes Demokratike, ata nuk e kanë idenë se çfarë logoje do të kenë në fletën e votimit të 25 prillit. Eksponentë të Bindjes Demokratike i thanë Dosja.al se logon e tyre po e bën Partia Demokratike dhe ata vetë nuk kanë asnjë informacion për të.

“S’e ka njeri logon që kanë caktuar për Bindjen Demokratike. Është duke e bërë Partia Demokratike,”- tha eksponenti.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike zgjedhjet 25 prill 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll