Politike

Fleta e votimit me numra, Kaso: Truk nga Rama, ka turp nga kandidatët dhe kërkon t’i fshehë

4 Prill 2021, 18:12 Nga DOSJA
Fleta e votimit me numra, Kaso: Truk nga Rama, ka turp nga kandidatët dhe

TIRANË– Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso e ka komentuar si një truk të kryeministrit Edi Rama vendimin e marrë nga Kolegjji Zgjedhor për fletën e votimit me numra. Në një dalje për mediat, pas mbledhjes dhe vendimit të marrë, Kaso tha se është Rama ai që ka turp nga kandidatët e tij dhe kërkon t’i fshehë pas numrave.

“Jemi të keqardhur që kolegji mori këtë vendim pasi le të themi është Edi Rama ai i cili nuk ka patur asnjëherë vullnet që listat të cilat i cilësoi si të hapura nuk ishin. Është ai i cili ka turp nga kandidatët dhe kërkon ti fshehë me numra. Na vjen keq se koalicioni ka kandidatët më të mirë dhe na vjen keq se zgjedhësit sdo kenë mundësi ti shohin dhe identifikojnë me emra. Çfarëdolloj truku që u përdor nga mazhoranca ska për ta ndalur ndryshimin, një ndryshim i cili do të jetë pa Edi Ramën,”- tha Kaso. 

Më 25 prill, të gjithë shqiptarët që do tu drejtohen kutive të votimit, odo të kenë në dua një fletë me numra. Kolegji Zgjedhor, që është shkalla e fundit, rrëzoi sot padinë e ngritur nga Partia Demokratike, e cila kërkonte që në fletë të ishin të gjithë emrat përkatës të kandidatëve, duke lënë në fuqi fletën me numra.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike zgjedhjet 25 prill 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll