Politike

PËRFUNDIMTARE/ Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimin e PD-së, vendos për fletën e votimit me numra! BD ndryshon logon. Kaso: Truk

4 Prill 2021, 08:34 Nga DOSJA

TIRANË– Më 25 prill, të gjithë shqiptarët që do tu drejtohen kutive të votimit, do të kenë në duar një fletë me numra. Kolegji Zgjedhor, që është shkalla e fundit, rrëzoi sot padinë e ngritur nga Partia Demokratike, e cila kërkonte që në fletë të ishin të gjithë emrat përkatës të kandidatëve.

Pasi dëgjoi të gjitha palët, përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Ivi Kaso, Eridian Salianjin, atë të Partisë Socialiste dhe Fabian Topollajn, përfaqësuesin e Bindjes Demokratike, Kolegji Zgjedhor vendosi që më 25 prill të jetë përfundimisht nje fletë votimi me numra.

Bëhet fjalë dhe për letrën e votimit që shihni në foto. Trupa e përbërë nga Gentjan Medja, Alma Kolgjoka, Manjola Xhaxho, Esmeralda Xhili dhe Asim Vokshi është mbledhur në orën 16:00 dhe pas tërheqjes ka vendosur që fleta e votimit të jetë vetëm me numra. 

Vendimin e Kolegjit Zgjedhor, Ivi Kaso e ka komentuar si një truk të kryeministrit Edi Rama. Në një reagim për mediat, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, Kaso tha se është Rama ai që ka turp nga kandidatët e tij dhe kërkon t’i fshehë pas numrave.

Kolegji Zgjedhor ka vendosur gjithashtu që Bindja Demokratike të ndryshojë logon pasi e ka konstatuar të ngjashme me atë të Partisë Demokratike, por që ende nuk dihet cila do të jetë logoja e BD-së.

Por cilat janë debatet që u zhvilluan në mbledhje? 

Në sallë kanë marrë fjalën përfaqësuesit e partive, si dhe ka pasur debate mes tyre.   Ivi Kaso, përfaqësuesi i PD-së ka deklaruar se padia e tyre ka të bëjë me identifikimin e emrave të kandidatëve në fletët e votimit, pra, ata janë të mendimit që fleta e votimit të jetë me emra. Së dyti, sipas Kasos, padia ka të bëjë me logon e partisë Bindje Demokratike, e cila është mjaft e ngjashme me atë të Partisë Demokratike. Sipas Kasos, ngjashmëri ka modeli i shkronjave dhe ngjyra dhe se BD-së mund t’i hiqet fare logoja.

Këtyre fjalëve u është përgjigjur Fabian Topollaj, përfaqësuesi i Bindjes Demokratike. Sipas Topollajt, logoja mund t’i hiqet PD-AN-së, pasi ata janë një subjekt zgjedhor më i ri se BD-ja. Tobollajt shtoi se janë bërë ndryshime dhe se fletët nuk janë të ngjashme. 

Për fletën e votimit ka marrë fjalën edhe përfaqësuesi i Partisë Soicaliste, Eridian Salianji. Salianji tha se fleta e votimit me numra është e duhura pasi ajo me emra ka ngarkesë të madhe dhe ngjan me një gazetë.

PD kërkoi anulimin e fletës së votimit me numra dhe rikthimin e fletës ku shënohen emrat e kandidatëve. Ankimimi i demokratëve erdhi pas vendimit të Komisionit të Ankimimit dhe Ankesave (KAS), që pranoi kërkesën e PS-së për fletë me numra, duke rrëzuar propozimin e PD-së që kishte marrë më parë “OK”-in në KQZ.

Fleta e votimit me emra u propozua nga Ilirjan Celibashi, por më pas u ankimua nga 2 forcat kryesore politike. Në fletën e miratuar ishte parashikuar të shënuar emrat e kandidatëve për deputetë dhe jo me numra.

(a.b;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kolegji zgjedhor zgjedhjet 25 prill 2021 kolegji zgjedhor zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll