Politike

“Tu hiqet logoja”/ Topollaj i përgjigjet Kasos: PD-AN është subjekt zgjedhor më i ri se BD, logot nuk janë të ngjashme

4 Prill 2021, 16:48 Nga DOSJA
“Tu hiqet logoja”/ Topollaj i përgjigjet Kasos: PD-AN

TIRANË– Përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj i është përgjigjur përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Ivi Kaso, i cili kërkoi që BD të garojë pa logo pasi e ka të ngjashme me të tyre.

I pranishëm në mbledhjen e Kolegjit Zgjedhor, Topollaj tha se logoja ka ndryshuar disa element dhe se nuk është e ngjashme me atë të PD-së. Madje Topollaj shtoi se logon duhet ta heqë koalicioni PD-AN, pasi ata janë më të rinj si subjekt.

“Kemi ndryshuar 3 elementë. Janë ndryshuar tre elementë. Pas ndyshimit të logos, në faqen e KQZ pashë që në fletët e votimit të shfaqura, logoja e BD ishte krejtësisht ndryshe nga ajo e para. Nëse do të duhej të hiqej logoja e një partie, duhej të hiqej e PD dhe Aleanca për Ndryshim, sepse janë më të rinj se BD si subjekt zgjedhor. Askush nga organet kompetente për të përcaktuar ngjashmërinë nuk ka shprehur shqetësimin e ngjashmërisë së logos me logon e rikompozuar të BD. Askush.  Nëse ligji na jep të drjetë të ruajmë logon ashtu siç duam ta ruajmë dhe ne tërhiqemi nga kjo pjesë dhe i bëjmë një ristilizim logos kjo merret si dobësi,”– tha Topollaj.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kolegji zgjedhor zgjedhjet 25 prill 2021 kolegji zgjedhor zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll