Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
TIRANË– Më 25 prill, të gjithë shqiptarët që do tu drejtohen kutive të votimit, do të kenë në duar një fletë me numra. Kolegji Zgjedhor, që është shkalla e fundit, rrëzoi sot padinë e ngritur nga Partia Demokratike, e cila kërkonte që në fletë të ishin të gjithë emrat përkatës të kandidatëve.
Pasi dëgjoi të gjitha palët, përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Ivi Kaso, Eridian Salianjin, atë të Partisë Socialiste dhe Fabian Topollajn, përfaqësuesin e Bindjes Demokratike, Kolegji Zgjedhor vendosi që më 25 prill të jetë përfundimisht nje fletë votimi me numra.
Bëhet fjalë dhe për letrën e votimit që shihni në foto. Trupa e përbërë nga Gentjan Medja, Alma Kolgjoka, Manjola Xhaxho, Esmeralda Xhili dhe Asim Vokshi është mbledhur në orën 16:00 dhe pas tërheqjes ka vendosur që fleta e votimit të jetë vetëm me numra.

Vendimin e Kolegjit Zgjedhor, Ivi Kaso e ka komentuar si një truk të kryeministrit Edi Rama. Në një reagim për mediat, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, Kaso tha se është Rama ai që ka turp nga kandidatët e tij dhe kërkon t’i fshehë pas numrave.
Kolegji Zgjedhor ka vendosur gjithashtu që Bindja Demokratike të ndryshojë logon pasi e ka konstatuar të ngjashme me atë të Partisë Demokratike, por që ende nuk dihet cila do të jetë logoja e BD-së.
Por cilat janë debatet që u zhvilluan në mbledhje?
Në sallë kanë marrë fjalën përfaqësuesit e partive, si dhe ka pasur debate mes tyre. Ivi Kaso, përfaqësuesi i PD-së ka deklaruar se padia e tyre ka të bëjë me identifikimin e emrave të kandidatëve në fletët e votimit, pra, ata janë të mendimit që fleta e votimit të jetë me emra. Së dyti, sipas Kasos, padia ka të bëjë me logon e partisë Bindje Demokratike, e cila është mjaft e ngjashme me atë të Partisë Demokratike. Sipas Kasos, ngjashmëri ka modeli i shkronjave dhe ngjyra dhe se BD-së mund t’i hiqet fare logoja.
Këtyre fjalëve u është përgjigjur Fabian Topollaj, përfaqësuesi i Bindjes Demokratike. Sipas Topollajt, logoja mund t’i hiqet PD-AN-së, pasi ata janë një subjekt zgjedhor më i ri se BD-ja. Tobollajt shtoi se janë bërë ndryshime dhe se fletët nuk janë të ngjashme.
Për fletën e votimit ka marrë fjalën edhe përfaqësuesi i Partisë Soicaliste, Eridian Salianji. Salianji tha se fleta e votimit me numra është e duhura pasi ajo me emra ka ngarkesë të madhe dhe ngjan me një gazetë.
PD kërkoi anulimin e fletës së votimit me numra dhe rikthimin e fletës ku shënohen emrat e kandidatëve. Ankimimi i demokratëve erdhi pas vendimit të Komisionit të Ankimimit dhe Ankesave (KAS), që pranoi kërkesën e PS-së për fletë me numra, duke rrëzuar propozimin e PD-së që kishte marrë më parë “OK”-in në KQZ.
Fleta e votimit me emra u propozua nga Ilirjan Celibashi, por më pas u ankimua nga 2 forcat kryesore politike. Në fletën e miratuar ishte parashikuar të shënuar emrat e kandidatëve për deputetë dhe jo me numra.
(a.b;f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj i është përgjigjur përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Ivi Kaso, i cili kërkoi që BD të garoj...
DURRËS- Kreu Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë takimeve që ka zhvilluar ditën e sotme në Durrës, ka zhvilluar edhe një bashkëbisedim me të rinjtë e k...
TIRANË– Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Eridjan Salianji kërkoi që Kolegji Zgjedhor të lërë në fuqi vendimin e KAS për fletën e votimit.I pranish...
KAVAJË- Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ditën e sotme klubin e Kavajës, “Besa” me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit“. Motivacioni i këtij dekorimi ë...
SHKODËR- Futbollistët e Partizanit kanë dalë në fushë ditën e sotme me një bluze në nderim të ish-deputetit socialist Bashkim Fino. Në bluzën e bardhë posh...
TIRANË– Ivi Kaso, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Kolegjin Zgjedhor ka parashtruar argumentet e tij për fletën e votimit. I pranishëm në mbledhje, Ka...
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizituar ditën e sotme qytetin e Durrësit, ku dhe ka takuar anëtarët e shoqatës për mbrojtjen e qytetit me...
TIRANË– Lëvizja Socialiste për Integrim i është bashkuar ankimimit të Partisë Demokratike për fletën e votimit. Mësohet se LSI-ja ka bërë kërkesë pranë Kol...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka sulmuar edhe njëherë tjetër kreun e Opozitës, Lulzim Basha. Në një status në profilin e tij në Facebook, Rama ka pub...
DURRËS– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me banorë të dëmtuar nga tërmeti në Durrës. Në bisedën që patën me Bashën, ban...