Politike

Kolegji Zgjedhor, Kaso: Logoja e Bindjes Demokratike është e ngjashme me tonën, konfuzon zgjedhësit, në fleta duhen emrat,

4 Prill 2021, 14:48 Nga DOSJA
Kolegji Zgjedhor, Kaso: Logoja e Bindjes Demokratike është e ngjashme

TIRANË– Ivi Kaso, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Kolegjin Zgjedhor ka parashtruar argumentet e tij për fletën e votimit. I pranishëm në mbledhje, Kaso tha se padia e tyre ka të bëjë me identifikimin e emrave të kandidatëve në fletët e votimit, pra, ata janë të mendimit që flet e votimit duhet të jetë me emra.

Së dyti, sipas Kasos, padia ka të bëjë me logon e partisë Bindje Demokratike, e cila është mjaft  ngjashme me atë të Partisë Demokratike. Sipas Kasos, ngjashmëri ka modeli i shkronjave dhe ngjyra.

Formati me emra i orientuar vertikalisht përmbush më mirë parimin e qartësisë. Ne si palë paditëse e kemi ankimuar vendimin e KAS. E kemi cilësuar të drejtë propozimin e Komisionerit Shtetëror, sepse ishte pjesë e ligjit, por ne mendojmë se formati portret, dukshëm identifikonte më mirë subjektet zgjedhore dhe kandiaatët. Ka qenë vetë KQZ që ka nxjerrë në faqen zyrtare modele të fletëve të votimit dhe ishte një fletë që kishte marrë më shumë vota nga një sondazh i bërë. Kur thuhet votë parapëlqyese për kandidatin, duhet emri dhe mbiemri, kjo ka qenë qëndrimi ynë, i djeshëm, por edhe i sotëm. Prandaj kemi bërë dhe kontestimin.

E dyta është edhe logoja e Bindjes Demokratike. Ajo është bërë e ditur më datë 31 mars 2021. Ky akt që na njohu me një logo të Bindjes Demokratike që është e ngjashme me logon e Partisë Demokratike. Kemi depozituar një kërkesë me shkrim Komisionerin Shtetëror të Shtetit. Ato ishim aq të ngjashme sa që shkaktonin konfuzion tek zgjedhësit, sepse ne e eksperimentuam tek zgjedhësit dhe rezultati ishte i dukshëm,”- tha Kaso ndër të tjera.

Mbledhja vijon. PD kërkon anulimin e fletës së votimit me numra dhe rikthimin e fletës ku shënohen emrat e kandidatëve. Ankimimi i demokratëve erdhi pas vendimit të Komisionit të Ankimimit dhe Ankesave (KAS), që pranoi kërkesën e PS-së për fletë me numra, duke rrëzuar propozimin e PD-së që kishte marrë më parë “OK”-in në KQZ. Ankimimit të PD-së i është bashkuar edhe LSI-ja.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ivi kaso kolegji zgjedhor zgjedhjet 25 prill 2021 ivi kaso kolegji zgjedhor zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll