Politike

Salianji kërkon fletën e votimit me numra: Njerëzit nuk vijnë të lexojnë gazeta

4 Prill 2021, 16:36 Nga DOSJA
Salianji kërkon fletën e votimit me numra: Njerëzit nuk

TIRANË– Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Eridjan Salianji kërkoi që Kolegji Zgjedhor të lërë në fuqi vendimin e KAS për fletën e votimit.

I pranishëm në mbledhjen e Kolegjit Zgjedhor, Salianji tha se fleta e votimit me numra është e duhura pasi ajo me  emra ka ngarkesë të madhe dhe ngjan me një gazetë.

“Ligjvënësi thotë se dy emra duhet të jenë patjetër në fletë, i subjektit politik dhe kryetarit të Subjektit politik. Asnjë nga modelet e fletëve të votimit nuk është kundra ligjit, por në fletën e Tiranës kemi rreth 500 karaktere, ku nuk respektohet fakti që ka ngarkesë dhe është e paqartë. Fleta me emra sjell konfuzion në votim, krijohet radhë por problem është edhe numërimi i fletëve të votimit. Prandaj ne kërkojmë që Kolegji të lë në fuqi vendimin e KAS,”- tha Salianji.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike eridian salinaji mblidhet kolegji zgjedhor zgjedhjet 25 prill 2021 eridian salinaji mblidhet kolegji zgjedhor zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll