Politike

FOTO/ E stampuan në bluza, Partizani e nderon me ‘gafë’ Bashkim Finon: U prefsh në paqe 

4 Prill 2021, 15:50 Nga DOSJA
FOTO/ E stampuan në bluza, Partizani e nderon me ‘gafë’

SHKODËR- Futbollistët e Partizanit kanë dalë në fushë ditën e sotme me një bluze në nderim të ish-deputetit socialist Bashkim Fino. Në bluzën e bardhë poshtë fytyrës së stampuar të Finos, shkruhej “U prefsh në paqe”, ndërkohë që duhet shkruar me ‘h dhe jo me f’, “U prehsh në paqe”.

Partizani këtë gjë e bëri në ndeshjen kundër Vllaznisë në stadiumin “Loro Boriçi”. Këtë gjë Partizani e bëri përshkak se, Fino njihej si një tifoz i flaktë i këtij klubi.

Bashkim Fino u nda nga jeta më 29 Mars pas një beteje të gjatë me COVID. Në nder të tij, me vendim të këshillit të ministrave u shpall ditë zie kombëtare ndërsa një shkollë në qytetin “Studenti” në kryeqytet do të marrë emrin e tij.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bashkim fino partizani bashkim fino partizani

Sondazh

Poll