Politike

Ankimimi i PD për fletën e votimit, i bashkohet edhe LSI, Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën

4 Prill 2021, 14:18 Nga DOSJA
Ankimimi i PD për fletën e votimit, i bashkohet edhe LSI, Kolegji

TIRANË– Lëvizja Socialiste për Integrim i është bashkuar ankimimit të Partisë Demokratike për fletën e votimit. Mësohet se LSI-ja ka bërë kërkesë pranë Kolegjit Zgjedhor, i cili e ka pranuar këtë kërkesë.

Mbledhja ka nisur dhe pala paditëse (PD-AN), po parashtron argumentet e saj.

PD kërkon anulimin e fletës së votimit me numra dhe rikthimin e fletës ku shënohen emrat e kandidatëve. Ankimimi i demokratëve erdhi pas vendimit të Komisionit të Ankimimit dhe Ankesave (KAS), që pranoi kërkesën e PS-së për fletë me numra, duke rrëzuar propozimin e PD-së që kishte marrë më parë “OK”-in në KQZ.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kolegji zgjedhor zgjedhjet 25 prill 2021 kolegji zgjedhor zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll