Kundërshtari i Vjosa Osmanit: Kush është Nasuf Bejta?
3 Prill 2021, 18:49Nga DOSJA
PRISHTINË– Vjosa Osmani është emri më i lakuar për t’u zgjedhur presidente e Kosovës, por përballë ka një kundërshtar. Bëhet fjalë për Nasuf Bejtan. Por kush është personi që kërkon të bëhet kreu i shtetit të Kosovës?
Nasuf Bejta u lind më 03 nëntor 1960 në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë. Shkollën fillore e kreu në Smrekonicë, ndërsa të mesmen në Gjimnazin “Muharrem Bekteshi” në Vushtrri. Studimet universitare i kreu në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës. Bejtja është inxhinier i diplomuar me përvojë 32 vjeçare në arsim, dhe aktualisht punon si mësimdhënës në SH.M.T. “Lutfi Musiqi” në Vushtrri.
Bejtja është njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Kuvendit të nëndegës Smrekonicë, anëtar i kryesisë qendrore nga dega në Vushtrri në dy mandate, deri në vitin 2007 kur dha dorëheqje të parevokueshme për shkak të konfrontimeve dhe politikave që po e dëmtonin Kosovën.
Kandidati ka deklaruar se do të përqendrohet që të shtyjë përpara çështje që do e përmirësonin jetën e qytetarit, me fokus të posaçëm në qytetin e Vushtrrisë, në fshatin Smrekonicë, si dhe në zonën e qytetit të Mitrovicës.
“Për mua është nder që të jem në shërbim të interesit shtetëror. E ky vullnet konsiston që vendi të bëhet me president,”- është shprehur Bejta.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
PRISHTINË– S’ka tym të bardhë! Dështon raundi i parë i votimit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës në seancën e sotme plenare. Për më shumë se 6 o...
PRISHTINË– Kandidatja për presidente e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është e pranishme në sallën e Kuvendit për të ndjekur nga afër të gjithë procesi...
PRISHTINË– Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufca ka nisur seancën për zgjedhjen e presidentit të vendit. Në mbledhjen e sotme, në sallë ndodhet ku...
RUSI– Një qenush është bërë viral teksa gjatë një transmetimi live ku gazetarja ruse, Nadezhda Serezhnika po jepte lajmet e motit, vrapoi drejt saj duke i...
GREQI– Një moment prekës është transmetuar në emisionin grek ‘Sto tunel’, ku një shqiptare, e cila kishte humbur gjurmët prej 10 vitesh, është bërë e gjallë dit...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me seancën e sotme për zgjedhjen e presidentit të vendit.Në një status në Facebook a...
KOSOVË– Nga e marta në Kosovë pritet të ashpërsohen masat kundër përhapjes së Coronavirusit. Për 12 ditë pritet të ketë mbyllje totale të vendit.Këtë...
KOSOVË– Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka konfirmuar se seanca e Kuvendit të Kosov...
KOSOVË– Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, u ka bërë thirrje deputetëve që të marrin pjesë në seancën ku do të zgjidhjet presidenti i vendit.N...