Bota

‘Të kërkoj shumë falje që të lashë vetëm, të dua shumë!’/ Bashkohen më në fund! Shqiptarja e zhdukur në Greqi fl

3 Prill 2021, 15:24 Nga DOSJA
‘Të kërkoj shumë falje që të lashë

GREQI– Një moment prekës është transmetuar në emisionin grek ‘Sto tunel’, ku një shqiptare, e cila kishte humbur gjurmët prej 10 vitesh, është bërë e gjallë ditën e djeshme.

Kristina, u zhduk në Mars të 2011 pasi burri abuzonte rregullisht me të, duke braktisur kështu djalin e saj.

“Të kërkoj shumë falje që të lash vetëm. Të dua shumë”,- i thotë Kristina djalit të saj Mario.

Nëna e Kristinës ishte shprehur në emision se ajo qan vazhdimisht për të bijën pa e ditur nëse është gjallë apo vdekur.

‘Ajo u martua në moshën 17-vjeçare. Ajo e kishte një jetë të vështirë me burrin e saj. Kishte dy fëmijë, njëri tani është 21 vjeç. Unë e rrita gjatë gjithë këtyre viteve. Tjetri u dha për birësim. Ndërsa ishte larg, ajo takoi dikë në punë me të cilin kishin një marrëdhënie dhe jetonin së bashku. Burri i saj e dinte atë. Kemi frikë për më të keqen”.– u shpreh ajo.

 “Ai nuk e dinte se vajza jonë ishte në një marrëdhënie. Kur fëmija shkoi në shtëpi, ai nuk e donte atë dhe Kristina na e solli që të kujdesemi për të.”- tha babai i saj.

Pas kësaj Kristina shkëputi kontaktet me prindërit e saj dhe djalin Mario për gati 10 vjet. Ata kurrë nuk reshtën së kërkuari atë dhe për këtë arsye i’u drejtuan dhe emisionit Sto Tunel i cili merret me rastet e njerëzve të humbur.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora zhduket shqiptarja ne greqi zhduket shqiptarja ne greqi

Sondazh

Poll