Bota

Kosova pritet të hyjë në LOCKDOWN për 12 ditë, alarmante situata me shtimin e rasteve dhe numrin e viktimave

3 Prill 2021, 14:46 Nga DOSJA
Kosova pritet të hyjë në LOCKDOWN për 12 ditë,

KOSOVË– Nga e marta në Kosovë pritet të ashpërsohen masat kundër përhapjes së Coronavirusit. Për 12 ditë pritet të ketë mbyllje totale të vendit.

Këtë e ka konfirmuar Petrit Kllokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronomëve, pas takimit që bashkë me përfaqësuesit e tjerë të shoqatës kanë zhvilluar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Në mbledhjen që kemi zhvilluar sot me ministrin Vitia është diskutuar për mbylljen e vendit për 12 ditë, nga e marta, duke filluar nga shkollat, bizneset e gastronomisë, etj”,- ka thënë ai.

Kllokoqi ka pohuar se vendimi pritet të merret sot ose nesër.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora arben vitia koronavirusi ne kosove petrit kllokoqi arben vitia koronavirusi ne kosove petrit kllokoqi

Sondazh

Poll