Bota

S’ka tym të bardhë! 1 deputet “djeg” Vjosa Osmanin, dështojnë dy raunde votimesh. Seanca për ‘Presi

3 Prill 2021, 12:19 Nga DOSJA
S’ka tym të bardhë! 1 deputet “djeg” Vjosa Osmanin,

PRISHTINË– S’ka tym të bardhë! Dështon raundi i parë i votimit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës në seancën e sotme plenare. Për më shumë se 6 orë, deputetët kanë votuar dy herë për të formuar kuorumin e nevojshëm për 80 deputetë, por ka dështuar me 1 votë mangët!

Pas një pushimi prej 30 minutash, kryeparlamentari dhe njëkohësisht presidenti në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca njoftoi se Kuvendi do të mblidhet sërish nesër në orën 17:00 për të gjetur dhe votën e “humbur”.

Ndërkohë që Osmani ka marrë “bekimin” nga partia e saj për kandidimin, kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka tërhequr deputetët e tij. Ai deklaroi se deputetët e këtij subjekti politik nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur të Kuvendit për votimin e presidentit, mirëpo një votë i ka rrjedhur, ajo e Albena Reshitaj.

Deputetët e LDK-së kanë marrë pjesë në seancë e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit, por jo të gjithë kanë votuar. Edhe pse u është thirrur emri dy herë, 3 deputetë të pranishëm në sallë nuk morën pjesë në votim. Bëhet fjalë për deputetët: Avdullah Hoti, Agim Veliu, Driton Selmanaj dhe Valentina Bunjaku.

Megjithatë gjasat janë që vota e tyre mos të hidhet kurrë në kutinë e votimit. Por nga ana tjetër, në sallë bashkë me kolegët ishte edhe Vjosa Osmani, e cila pas një bisedë në fund të sallës ia doli të fitonte votën e Behgjet Pacollit, një prej zërave kritikë ndaj saj.  Ndërkohë që përveç Vjosa Osmanit, në garën për të parin e shtetit do të kandidoj edhe Nasuf Bejta, megjithatë është Osmani emri kryesor.

SI ZGJIDHET PRESIDENTI NË KOSOVË: 

Sipas Kushtetutës, që një person të zgjidhet president i Kosovës, në dy raundet e para të votimit duhet të sigurojë dy të tretat e ulësve në Kuvend, pra 80 kartona jeshilë nga 120 në total. Në raundin e tretë gjithçka lehtësohet, pasi president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë. Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

(k.m/d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora nasuf bejta vjosa osmani zgjedhja e presidentit ne kosove nasuf bejta vjosa osmani zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll