Bota

Kusari-Lila: Seanca për zgjedhjen e presidentit mbahet sonte në ora 18 me kërkesën e 41 deputetëve

3 Prill 2021, 14:23 Nga DOSJA
Kusari-Lila: Seanca për zgjedhjen e presidentit mbahet sonte në ora 18

KOSOVË– Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka konfirmuar se seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjidhjen e presidentit do të mbahet të shtunën, në orën 18:00.

Kusari-Lila në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka deklaruar se do të kujdesën për mbarëvajtje të suksesshme të seancës për zgjedhjen e presidentit.

“Seanca për zgjedhjen e presidentit mbahet sonte në ora 18 me kërkesën e 41 deputetëve. Do të kujdesimi për një mbarëvajtje të suksesshme të seancës kur zgjidhet presidenti. Po përgatisim një proces gjithëpërfshirës për ndryshimin e ligjit të zgjedhjeve. Uroj që të gjithë të jenë në krye të detyrës dhe të jenë në seancë më kohën kur votohet presidenti”,- është shprehur ajo.

Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota për të deputetëve. Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë. Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora mimoza kusari-lila zgjedhja e presidentit ne kosove mimoza kusari-lila zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll