Bota

Kurti mesazh para seancës për presidentin: Mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti

3 Prill 2021, 14:57 Nga DOSJA
Kurti mesazh para seancës për presidentin: Mbrëmë fitoi

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me seancën e sotme për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Në një status në Facebook ai u shpreh se mbrëmë fitoi opozita e sonte duhet të fitojë shteti kur të zgjidhet Vjosa Osmani presidente në seancën e caktuar për presidentin në ora 18:00.

“Mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti. Zgjedhja e Presidentes së Republikës është fitore për Kosovën. Ajo nuk është kundër askujt dhe është për të gjithë. Me zgjedhjen e Presidentes përmbyllet hapi i tretë i konstituimit të institucioneve të legjislaturës së tetë”, – ka shkruar ai.

Kurti tha se pasi të zgjidhet Vjosa Osmani si presidente, do të punojnë me opozitën që të përmbyllin reformën zgjedhore.

”Sot kemi seancën për zgjedhjen Presidente të znj. Vjosa Osmani. Menjëherë pas kësaj formojmë komisionin ku bashkë me opozitën punojmë, pajtohemi dhe sivjet e përmbyllim reformën zgjedhore”- u shpreh Kurti.

Mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti. Zgjedhja e Presidentes së Republikës është fitore për Kosovën. Ajo…

Posted by Albin Kurti on Saturday, April 3, 2021

Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota për të deputetëve. Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë. Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti vjosa osmani zgjedhja e presidentit ne kosove albin kurti vjosa osmani zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll