Bota

Ka bërë 198 krime, i shtohet dhe një tjetër/ Bëri për spital një person, arrestohet ‘Kobra’ i Kosovës, nisi sherrin

3 Prill 2021, 15:10 Nga DOSJA
Ka bërë 198 krime, i shtohet dhe një tjetër/ Bëri

KOSOVË– Dibran Hoxha, i njohur gjerësisht në Kosovë me nofkën “Kobra”, është përfshirë në një sherr në një qendër tregtare të njohur në Prizren. Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:35, për shkak të një sherri banal. 

Dëshmitarët kanë telefonuar Policinë, pasi debati i nisur në fillim si verbal degjeneroi në grushta. Sipas Policinë, personi që u dhunua nga Kobra ka pësuar lëndime të rënda në trup.

Policia rajonale në Prizren ka nisur hetimet, ndërsa pritet zbardhja e shkakut të konfliktit, ndërsa Hoxha pret të dalë para drejtësisë. Pak kohë më parë Dibran Hoxha ishte i ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel, duke u prezantuar si një person i dënuar për 198 vepra penale.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni arrestohet dibran hoxha dibran hoxha arrestohet dibran hoxha dibran hoxha

Sondazh

Poll