Bota

Video virale/ Qenushi i rrëmben mikrofonin gazetares gjatë transmetimit live në Rusi

3 Prill 2021, 15:39 Nga DOSJA
Video virale/ Qenushi i rrëmben mikrofonin gazetares gjatë

RUSI– Një qenush është bërë viral teksa gjatë një transmetimi live ku gazetarja ruse, Nadezhda Serezhnika po jepte lajmet e motit, vrapoi drejt saj duke i rrëmbyer mikrofonin.

Gazetarja sapo kishte nisur raportimin e saj për ngrohjen e motit në Moskë kur u ndërpre papritur nga qenushi që mori mikrofonin me dhëmbë për të luajtur dhe më pas u largua bashkë me të.

Labradori nuk ndalonte megjithse Serezhnika, nisi ta ndiqte për të marrë mikrofonin. Ajo shihet më pas që vrapon duke ndjekur qenin, teksa i thotë “Ndalo, ndalo, kthehu këtu!”

Rrjedhimisht Nadezhda arriti të marrë përsëri mikrofonin e saj dhe vazhdoi raportimin e motit, teksa qenushi qëndroi pranë saj. Në fund ajo shihet tek e përshëndet atë duke e përkëdhelur.

(d.a/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota nadezhda serezhnika nadezhda serezhnika

Sondazh

Poll