Bota

Limaj: Partitë opozitare të kërkojnë garanci me shkrim nga Kurti mbi ndryshimin e ligjit për zgjedhje

3 Prill 2021, 13:51 Nga DOSJA
Limaj: Partitë opozitare të kërkojnë garanci me shkrim nga

KOSOVË-Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se partitë opozitare duhet urgjentisht të të kërkojnë garanci me shkrim nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, që s’do ta ndërmarr asnjë iniciativë për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet, pa pajtimin paraprak me opozitën.

Sipas tij, kurdo që fillohet me reformë zgjedhore atë duhet ta udhëheq opozita.

“Partitë opozitare në parlament duhet urgjentisht të mblidhen e të kërkojnë garanci me shkrim se shumica nuk do të ndërmerr asnjë iniciativë për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet pa pajtimin paraprak me opozitën, si dhe kurdo që fillohet me reformë zgjedhore atë duhet ta udhëheq opozita.

Pa një marrëveshje me shkrim pozitë-opozitë, nuk ka asnjë siguri se pushteti nuk do të vepron përsëri në funksion të jetësimit të synimit të tyre për ndryshimin e këtij Ligji”,- ka shkruar Limaj në profilin e tij në Facebook.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora fatmir limaj ligji per zgjedhjet ne kosove fatmir limaj ligji per zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll