Bota

LDK-ja deklaratë të fortë, Gashi: Nuk marrim pjesë në seancë për presidentin nëse nuk tërhiqet projekt-ligji për zgjed

3 Prill 2021, 13:46 Nga DOSJA
LDK-ja deklaratë të fortë, Gashi: Nuk marrim pjesë në

KOSOVË– Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha në një konferencë se ligji për zgjedhjet nuk është tërhequr dhe situata s’ka ndryshuar.

“VV ka kërcënuar dhe shantazhuar me Ligjin për Zgjedhje, ne kemi kërkuar që të tërheqë projektligjin, nuk kemi tërheqje prandaj jemi në situatën e njëjtë”,– tha Gashi.

Ai tha po ashtu që Ligji duhet të tërhiqet automatikisht dhe të jepet garanci për reformë zgjedhore substanciale.

“Duhet automatikisht të tërhiqet dhe të jepet garanci për një reformë zgjedhore substanciale përfshirë edhe kërkesën e VV-së. Për seancën e jashtëzakonshme ka ndërhyrje në listën e nënshkruesve te deputetët që janë nënshkruar si përkrahës të njërit kandidat, kemi një moment që janë fshirë në mënyrë fizike tre emra”,– tha Gashi.

Shefi i deputetëve të LDK-së tha se partia e tij është që të organizohen zgjedhje edhe në ambasada e konsulata.

“Kërkesa jonë është me arsyeshmëri, përherë të parë në Kosovë një shumicë parlamentare tenton në mënyrë arbitrare të ndryshojë rregullat e lojës dhe procesin zgjedhor. Ne jemi që të përfshihen të gjitha komentet dhe sygjerimet, ne jemi për reformë substanciale dhe jemi që ambasadave dhe konsulatave të ju mundësohet organizimi i zgjedhjeve”,- tha ai.

Më tej deputeti Gashi tha se pa u zgjidh problemi me listën e nënshkruesve nuk marrin pjesë në seancë.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora arben gashi ligji per zgjedhjet ne kosove arben gashi ligji per zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll