Bota

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott: Opozita të tregohet konstruktive duke marrë pjesë në proçesin e votimit t

3 Prill 2021, 12:33 Nga DOSJA
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott: Opozita të

KOSOVË– Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka folur sot rreth zgjedhjes së Presidentit, ku ka shtuar se është akt i përgjegjshëm që opozita të qëndrojë në Kuvend e të votojë si të dojë.

Kjo deklaratë erdhi pasi sot pritet të mbahet seanca për Presidentin. Në rast se dështon zgjedhja e Presidentit atëherë vendi shkon direkt në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Zgjedhjet e reja në mes të një krize pandemike dhe ekonomike nuk janë në interesin e askujt”,- ka shkruar Abbott

Ai u shpreh se mesazhi i tij për të gjitha forcat politike ka qenë që të gjitha partitë politike, jo vetëm ajo fituese, duhet të luajnë një rol konstruktiv në formimin e institucioneve.

The Assembly will soon hold a session to elect a new President. Should this happen successfully, the process of forming…

Posted by Nicholas Abbott on Saturday, April 3, 2021

Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota për të deputetëve. Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë. Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora nicholas abbott zgjedhja e presidentit ne kosove nicholas abbott zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 3 Prill 2021, 10:27

KOSOVË– Autorët e sulmit fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi, që kishte ndodhur në orët e vona të 24 shkurtit të këtij viti, ende nuk janë zbardhur nga organ...